Shtazania dhe dhembet
Vlora K
(11 vite më parë)
Përshëndetje Vlora
Ekzaminimi ekografik duhet të bëhet me sondë vaginale për të përcaktuar praninë dhe vendndodhjen e shtatzënisë.
Mirë është që gjatë shtatzënisë nuk duhet të përdoren antibiotikë dhe sidomos në 12-të javët e parë të saj. Por, derisa mjekja ta ka rekomanduar edhe mund të vazhdosh trajtimin me antibiotikë.
Në lidhje me ankesën e urinës, të rekomandoj të bësh analizë të urinës komplet dhe rezultatin t’ja tregosh mjekes gjinekologe.
Mos harro të fillosh marrjen e acidit folik si dhe multivitaminat.
Të uroj shtatzëni të mbarë nëse ajo ka filluar.
Pershendetje e nderuar. Jam ne javen e peste te shtazanise , per here te pare. Te henen e kaluar kam pas vizite gjinekologjike mirepo ne ekografi sipas doktoreshes nuk shihej gje. Jemi diku pritur kam termin per javen tjeter. Kam nga pak dhimbje dhe therrje ne fund te barkut . Dy dite rend me ka dhimt edhe phesa e barkut ngjitur me kemben e djathte. Ne vizite gjinekologia me tha qe kisha fituar nje bakter te cilin jam duke e trajtuar me Dalacin V 2%. Mirpo sot verej daljet nga urina jan si ngjyr kafe , jo shum por mjaftueshem sa per tu be merak. Ju lutem te me ktheni pergjigjje jam ber shum merak , jetoj ne zvicerr dhe per mjeket ketu duhet te shkojm avash avash , kam frik se mos mndodh diqka. Faleminderit per cdo lloj keshille do ta kem shum parasysh