Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lidhur me qendrimin shtrire ne shpine

Pershendetje e nderuar, Jam ne javen e 37 te shtatezanise dhe bebi im nuk ka marr akoma pozicionin e lindjes normale. Pyetja ime eshte kjo: Kam degjuar qe qendrimi ose fjeta ne shpine ndihmon ne rrotullimin e bebit, por njekohesisht kam lexuar dhe me eshte rekomanduar nga mjeku gjatee vizitave ne fillimet e shtatezanise qe te fle majtas gje qe e kam praktikuar nga fillimi. Por a rrezikoj bebin tim dicka te provoj keto pak dite cka me kane mbetur te fle ne shpine, ndoshta me rrotullohet bebi??? Faleminderit paraprakisht.

Dona K.k (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Në moshën e shtatzënisë që ke, është deri në pamundësi që pozicioni i bebit të kthehet me kokë. Duke u nisur nga gjendja, që duhet vlerësuar nga mjeku i cili do të jetë i pranishëm në proçesin e lindjes, lindja mund të tentohet natyral. Në pamundësi, mjeku do vendosë për mënyrën e lindjes qoftë edhe me operacion cesarian.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje sa më të lehtë.

/komuniteti