Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ne fund te barkut

Pershendetje, Jam ne javen e 8-te te shtatzanise dhe kam dhimbje ne fund te barkut sikurse para fillimit te ciklit. A eshte diqka per tu shqetesuar? Ju falemnderit

Marigona Nikqi (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Dhimbjet e lehta dhe të durueshme në fund të barkut, mund të konsiderohen normale në shtatzëni. Nëse dhimbjet do të jenë të forta dhe të shoqëruara me sekrecione hemorragjike, menjërë drejtohu tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar gjendjen. Ai do të përshkruj terapi nëse do jetë e nevojshme.

Për sa shkruan, mundet të përdorëh spazmolitikë (spamex) të cilën duhet ta përshkruaj mjeku me recetë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Marigona Nikqi (11 vite më parë)
Fakemnderit shume, gjithe te mirat !

/komuniteti