Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Efektet anësore të kontraceptivëve

Ju lutem desha te di a shkakton demtime ne miter apo ndonje gje te tille perdorimi i kontraceptiveve pa kryer marredhenie seksuale? Pasi para disa vitesh rreth 6 vite me pare kam perdorur kontraceptive Diana per pastrimin e akneve por pa kryer marredhenie. Tani jam 24 vjecare.

Eva (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Eva,

Jo, kontraceptivet hormonale orale nuk kane asnje efekt te tille negativ. Gjate kohes sa ke marre keto pilula, vezoret tua nuk kane prodhuar qelizen veze. Tash kur ke nderprere marrjen e tyre, ovulacioni pritet qe te ndodhe dhe ti mund te mbetesh shtatzene kurdo qe ta kesh ne planin tend jetesor. Pra, nuk kane shkaktuar asnje dem ne miter.

/komuniteti