Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është çrregullim?

E nderuara Doktoreshe,  kam perdorur 10 dite me rradhe Doxyciklin 2 x 1, dhe vagineleta Pologynax, ne menyre qe me evitu bakterien. Sipas permbajtjes keto Doxyciklinat si duket pak te forta dhe me kane demtuar ne lukth, kam si djegesim qe 7 dite me radhe. Sot e verejta qe kane filluar te me rrjedh si gjak me ngjyre kafe, dmth 9 dite para ciklit qe e kam pas ne muajin e kaluar. A ka gjasa qe me pas crregullim te ciklit nga Doxyciklinat, pasi qe veq me kane demtuar edhe lukthin apo dic tjeter? Ju faleminderit.

Zanash (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zana

Doxycycline është antibiotik i cili përdoret gjërësisht për trajtimin e infeksioneve të traktit riprodhues. Rëndesa që ndjen stomak, është efekt anësor i preparatit. Por nëqoftë merret pas ushqimit ose në mes të tij, ankesat mund të evitohen. Nuk ka lidhje përdorimi doxycycline me ciklin menstrual.

Të rekomandoj të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale, e cila do të ndihmonte të gjendej shkaktari dhe antibiograma do të vlerësonte antibiotikun më efikas. 10 ditë pas mjekimit, duhet pa tjetër të përsëritësh kulturën.

Mos neglizho të zbatosh këshillën e mësipërme, pasi infeksionet vaginale të pa trajtuara, mund të kapin pjesën e sipërme të aparatit riprodhues, të kronicizohen dhe trajtimi do të jetë i vështirë.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti