javë pas jave
Përshëndetje Dushe.
Paraqitja e ëndrrave është normale gjatë shtatzanisë dhe kjo është për shkak se trupi dhe truri juaj, po kalojnë nëpër ndryshime të mëdha. Ëndrrat parimisht përbëjnë gjendjen tuaj emotive, prandaj është plotësisht normale ti ndjeni më intenzivisht se sa zakonisht.
Mundohuni të liroheni nga gjithçka që ju pengon gjatë natës, TV, kompjuteri, makina për larjen e rrobave… Shmangni pirjen e ujit para se të shkoni në krevat, sepse do zgjoheni shpesh për të shkuar në toalet, nga kjo mund të ndodh edhe të ëndërroni më shumë se një ëndërr gjatë një nate. Mundohuni që të relaksoheni kur të shkoni në krevat, shtrihuni, bëni ushtrimet e frymëmarrjes të cilat iu ndihmojnë të pastroni trurin nga brengat dhe frika.
Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm për të marrë ca këshilla:
http://www.bebaime.com/gjumi/6-keshilla-per-gjume-te-mire-ne-shtatezani
Gjithë të mirat.


Mirembrema dr. jam gati 17 jave shtatzene dhe koheve te fundit shoh teper endrra te keqija sa qe me bejne te ndjehem keq. Keto ndjenjat e mia a mund ta demtojne bebin tim dhe se cka duhet te nderrmare apo te bej kunder endrrave? Faleminderit. Naten e mire.