Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje dhe dhimbje në vaginë

Pershendetje doktoreshe, une shumicen e rasteve kur kam pas marredhenie kam pas djegje ne vagine ndonjehere me therr edhe krahu i majte afer zemres por te funden here para disa dite qe kisha marredhenie kisha shume dhimbje/djegje ne vagine dhe prej asaj dite me djeg vagina kur te urinoj dhe nuk mund te ulem mire vetem se me ndejte ne krahe ose shtrire sepse me djeg vagina shume, cka mund te kem dhe cfare me keshilloni? Faleminderit per pergjigjjet qe na i jepni.

Ajra (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajra

Shenjat tregojnë për praninë e kandidozës vulvovaginale, e cila ndodh nga ndryshimi i pH të vaginës. Bën një analizë të sekrecioneve vaginale, për të konfirmuar diagnozën dhe trajtimi me antimykotik me ovula, tableta apo kremra do të rekomandohen nga mjeku gjinekolog. Mos harro që paralelisht të trajtohet edhe bashkëshorti.

Shpresoj të kem qenë e dobishme për ty. Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti