javë pas jave
Pershendetje Lume,
Dhimbjet gjate menstruacioneve jane "normale" dhe i ka secila grua qe ka cikel menstrual ne te cilin ka ovulacion. Nese dhimbja eshte e padurueshme dhe nese pengon aktivitetet e perditshme, atehere kjo eshte per t'u brengosur. Ne kete rast duhet hulumtuar origjina e dhimbjes qe ke. Nese dhimbja eshte aq e forte sa qe per 30-40 minuta te ben qe te marresh pozicion te detyrueshem, atehere duhet bere nje kontroll.
Duke marre parasysh qe paskeni planifikuar te keni nje shtatzeni te re, atehere te rekomandoj qe te besh nje vizite te gjinekologu. Eshte mire qe te perjashtohet mundesia qe te kesh ndonje infeksion, per shkak te te cilit mund ta kesh edhe dhimbje.
Uroj qe sa me shpejt te mbetesh shtatzene dhe te kesh nje shtatzeni te mbare e nje bebe te shendetshme!


Pershendetje dr Memli, se pari ju pergezoj per punen e bere, je shume i qarte dhe i shpejte ju lutem kam nje pyetje dhe pres me padurim keshillat, sugjerimet e tua, jam 36 vjece, kam femiun gati 2 vjece. 3 herat e fundit, cikli me vijne ne mengjes ashtu te them ka ora 6 -7 dhe kam vere veshin qe fill mbas 2 ore me kapin dhimt ne fund te barkut sikur te pret me skallper, me shtangin qaq dhimb te renda qe kam, pastaj tjetra njekohesisht kam presion ne zoren e trashe apo mu ashtu po me duket spo di. Beso qaq dhimbje te medha qe kam qe me shtangojne me duhet te ze nje pozite si thojne plakat me zan dhimten edhe ashtu mbes per 30 - 40 min. Pij nga nje diklofen 5 mg per shlirim te dhembjeve te gjinekologu skam qene se si ne shqiptaret duke i le punet asgje. Dmth dy ciklet e para keshtu ishte puna dhe kam pas me dt 26 tetor, 23 nentor dhe 25 dhjetor. Nga cikli i dyte deri ne te tretin nuk jemi mbrojtur me deshiren per te nisur edhe nje bebe po qe erdhi prape cikli me dt 25 dhjetor po dhimbja e njejte ka qene prape vetem dallimin qe dhimbja me kapi tek pas 6 ore. Ju lutem me tregoni se cfare te bej, pune te mbare!