Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 41+3

Jam ne javen 41+3 isha te mjeku dhe me tha qe jam e hapne 1 gisht Bera dhe ultraze beba eshte mire dhe ka mjafte uje Ctg me doli mire Kurse sipas ultrazerit beba ka filluar te zbres poshte Dhimbje kam te lehta por nuk po me bejne te hapen A do te thote kjo qe nuk do te hapem me. Sa pas terminit guxon te vonohet lindja. Qka me sugjeroni te beje kam frike per beben. Falemderit per pergjigjen.

Mami Mami (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Nga sa shkruan, gjithshka është sipas normave. Mjeku që do ndjekë proçesin e lindjes duhet të kujdeset çdo ditë për vlerësimin e rrahjeve të zemrës fetale, deri në fillim të aktivitetit të lindjes. Gjatë kësaj kohe, mos i evito raportet seksuale të plota, bëj sa më shumë levizje/ecje. Nëse edhe pas dy-tre ditësh nuk të shpërthen aktiviteti i lindjes, mjeku duhet të filloj induktimin/stimulimin e lindjes me medikamente.

Të uroj lindje të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti