Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të lind apo jo?!

Pershendetje znj.Mimoza, Me 7 tetor kam lindur vajzen me operacion cezarian, 6 jave pas lindjes me ka ardhur menstracionet qe me kane zgjat 7 dite, pas atij cikli nuk kam pasur akoma mestruacion andaj ka gjasa te jem dhe shtatzene. Nese jam, cfare rreziqesh mund te me prekin? A duhet te abortoj apo ta lind femiun? Nese vendosi te mos abortoj a me duhet tretman special? Ju faleminderit shume! Urime festat e fundvitit!

Ida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Së pari konfirmo dyshimin tënd, për fillimin e shtatzënisë. Nëqoftëse shtatzënia ka filluar, nuk ke arsye të mendosh për abort, por ekzaminimet duhet të jenë më të kujdeshëm.

Nëqoftëse nuk je shtatzënë dhe ke çrregullim menstrual, pasi të jesh konsultuar me mjkun gjinekolog, zgjidh një nga metodat e planifimit familjar.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti