Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kistet

Pershendetje dr doja t pyesja kam nje muaj e gjysem qe nk me vjen cikli kam ber dy her test shtatzanie me dalin negativ cikli nk me vjen barkun e kam t fryr dhe me dhem her pas here m cpon kam nauze po t vjella jo a do kem kiste?? Apo do jem shtatzan ??? Ju lutem me ktheni nje prgj ju flm

Brieta Cana (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brieta

Për të qënë e sigurtë nëse je apo jo shtatzënë, bëj një beta hCG (analizë gjaku) ose kontakto mjekun gjinekolog i cili edhe me vizitë gjinekologjike apo me ekzaminim ekografik mund të vlerësoj nëse je apo jo shtatzënë. Nëse nuk je shtatzënë, mjeku do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm për të rregulluar ciklin menstrual apo për të zgjidhur ndonjë problem tjetër të mundshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti