javë pas jave
Përshëndetje Klarisa
Llogaritja e javëve të shtatzënisë fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale të ciklit të fundit menstrual. Prandaj bërja e testit sipas rekomandimit, i takon të bëhej në javën e parë pas ditës së pritshme të gjakrrjedhjes menstruale të rradhës ose si e përcaktojmë ne mjekët gjinekologë në javën e pestë të shtatzënisë. Në këtë kuptim testi nuk është bërë më herët, por është bërë në kohën e duhur.
Të rekamondoj që të mos e bësh testin tjetër shtëpiak, por të bësh një analizë gjaku për të vlerësuar nivelin e beta hCG, që është një test më i sigurtë në vlerësimin e pranisë ose jo të shtatzënisë.
Një gjë duhet të dish, se vonesat menstruale apo çrregullimet menstruale janë të pranishme pas lindjes edhe për shkak të ushqyerjes së bebit me qumësht gjiri. Megjithatë, nëse edhe testi i beta hCG do të dalë negativ për shtatzëni, kontakto mjekun gjinekolog për të vlerësuar shkakun e vonesës menstruale.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoresh,para 16 ditesh ju kam bere nje pyetje rreth shtazanise, ujn kam djalin dy muaj dhe kam dhimbje shpine, ju me rekomanduat te beja nje test ne javen e trete pas raportit, ashtu veprova dhe testi me doli negativ, tani jam ne merak se mos ndoshta e kam bere heret testin dhe rezultati nuk esht i sakt pasi kan kaluar vetem 16 dit nga raporti? dmth mos e kam bere heret? me vazhdojn dhimbjet e shpines, dhe cikli nuk me ka ardhur, djalin e ushqej vetem me gji dhe asgje tjeter, kam dhe nje test tjeter rezerv po nuk e di se kur mund ta bej ne menyre qe te sigurohem nese jam apo jo dhe te marr nje metod kontraceptive. ju si me keshilloni? faleminderit.