Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Antibiotiku

Pershendetje. Jam shtatzene 30 jave (IVF) dhe ne analizat e fundit me ka dale i larte numri i leukociteve, bakterie ne urine dhe 2-4 qeliza epiteliale. Per kete mjeku me ka rekomanduar antibiotike "Ampisid", mirepo une po kam frike ti perdore mos po i ndikojne negativisht tek beba. Ju lutem me udhezoni si te veproj. Faleminderit!

Rea (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Rea,

Infeksionet urinare jane te shpeshta gjate shtatzenise. Ne analizen rutinore te urines jane gjetur baktere dhe rruza te bardha te gjakut (leukocite). Hapi tjeter eshte qe te behet urinokultura me antibiogram, domethene duhet te zbulohet se cilat jane ato baktere qe jane gjetur ne analizen rutinore te urines dhe me cilin antibiotik mjekohen me se miri. Mjeku ty te ka rekomanduar nje medikament qe mbulon nje numer te madh mikrobesh dhe qe eshte i sigurt te merret gjate shtatzenise. Sido qe te jete, mire do te ishte sikur paraprakisht te behej urinokultura me antibiogram.

Pac nje shtatzeni te mbare dhe nje bebe te shendetshme!

/komuniteti