Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth gjirit

Jam 17 vjecare desha te pyes nese ke pak njohuri rreth rritjes se gjirit, sepse i kam shume pak te zhvilluar cfare me keshilloni te perdore diqka apo te konsultohem me ndonje mjek? Ju faleminderit.

Lira (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lira,

Femrat, e sidomos vajzat ne adoleshence brengosen per madhesine e gjinjve te tyre. Ne fakt, pak mund te behet per te ndikuar ne madhesine e gjinjve. Keto me poshte po t'i shkruaj disa gjera te cilat NUK NDIKOJNE qe gjinjte te behen me te medhenj:

- asnje ushqim nuk ndikon ne rritjen e gjinjve

- ushtrimet trupore nuk ndihmojne shume. Gjiri nuk ka muskuj. Me ushtrime mund te formohen muskujt e gjoksit te cilet gjenden nen gjinj dhe efekti do te jete pak i dukshem.

- pozita qe ti mban kur flen nuk ndikon ne madhesine e gjinjve

- masazha e gjinjve nuk ndikon ne madhesine e tyre

- madhesia e gjinjve nuk rritet kur ti te fillosh marredheniet seksuale

Po cfare ndikon atehere ne madhesine e gjinjve?

- kjo varet nga gjenet. Shiko madhesine e gjinjve qe ka nena, motrat, tezet tua - dimensionet e gjinjve te tyre do t'i kesh edhe ti pasi te formohen perfundimisht.

- Ne madhesine e gjinjve ndikojne ndryshimet hormonale. Per kete arsye gjinjte rriten gjate pubertetit, gjate shtatzenise dhe derisa nje grua ushqen beben me gji.

- Gjinjte kane ind yndyror, prandaj personat e dobet zakonisht (por jo gjithmone!) kane gjinj me te vegjel se personat mbipeshe.

- Tashme prodhohen bra (gjoksore) te cilat e bejne gjoksin te duket me i madh dhe me i fryre.

- Ka metoda kirurgjike per rritjen e dimensioneve te gjinjve.

Uroj t'ia kem arritur te jap pergjigje ne pyetjen tende!

/komuniteti