Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vlera e afp hormonale

Pershendetje. Jam 17 javeshe shtatzane.. Duke qene se ne javen e 12 kam bere double test dhe me doli shume mire ne javen e 16+5 dite bera vetem analizen e afp (alfafetoprotein), e cila eshte per spina bifida, pra gjinekologu qe me ndjek nuk e pa te nevojshme ta beja te plote triple test. Pergjigja e afp hormonale me doli 42.79 iu/ml. Te lutem me sqaroni pak se si kane dale analiza. A eshte rezultati i rregullt? Faleminderit

Xhoalma Tahiri (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhoalma

Vazhdo të ndjekësh këshillat e mjekut dhe beso në vlersimin e analizave që ke bërë me rekomandimin e tij.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti