Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth bajameve

Jam ne javen e 26 te shtatzenise dhe bajamet i kam te enjtura, ana e majte e tyre shume shpesh me mbledh qelb, pothuajse gjithnje, para se te mbes shtatzene mjeku me ka thene qe te operohem por duke e neglizhuar kam mbetur pa i operuar. Tani qe disa dite kur pershtyje ne mengjes ne banjo duke pastruar gojen del gjak, a eshte kjo pasoje e tyre apo ndonje problem tjeter shendetesor? Ju faleminderit shume!

Dina11 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dina

Nuk mendoj se sputum/pështyma me gjak, ka lidhje me tonsilat/bajamet. Bëj një kulturë të grykës, esëll, për të përjashtuar infeksionin e tonsilave. Nëqoftëse infeksioni ekziston, antibiograma do të rekomandoj antibiotikun me të efekshëm, për marrjen e të cilit duhet të këshillohesh me mjekun obstetër-gjinekolog që të ndjek shtatzëninë.

Mendoj që gjakrrjedhja mund të vijë nga mishrat e dhëmbëve. Prandaj këshillohu me një mjek stomatolog, i cili do të bëjë kontrollin e dhëmbëve dhe do të rekomandoj terapinë e nevojshme.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

eridon (13 vite më parë)
pershendetje dr Mimoza, jam nje djale 28 vjec,vuaj nga tonsilat i kam shum te fryre dhe me gropa qelbi dhe e njejta gje me ndodh si parafolses gjak dhe qelb del nga tonsilat ne mjes, duket e qarte qe eshte nga tonsilat, kam bere antibiogramen ne disa vende por te gjitha pergjigje te ndryshme ndersa doktorri thote nuk eshte qelb dy here jam shtruar ne spital per kete gje dhe perseri fryhen ne te njejetn madhesi, kam mbi 5 vite me kete gjendje. ju lutem nje pergjigje faleminderit.

/komuniteti