javë pas jave
Përshëndetje Djellza
Enterokoku është pjesë normale e zorrëve të njeriut, por në rastet e veçanta ato kalojnë në vaginë duke u bërë shkaktar të infeksioneve vaginale dhe urinare. Infeksioni vaginal nga enterokoku, midis të tjerave përsëritet rëndomtë si rezultat i mënyrës së larjes së organeve gjenitale, gjatë kalimit të dorës gjatë larjes nga anusi për në vaginë apo edhe nga seksi i përzjerrë anal dhe vaginal.
Trajtimi me antibiotikë duhet të bëhet sipas antibiogramës, e cila rekomandoj antibiotikun më të efekshëm kundrej këtij infeksioni. Shtamet e këtyre bakterieve rekomandohen që të trajtohen me rregjim trajtimi me ampicillin ose vancomycin. Trajtimi i partnerit nuk është i domosdoshëm, nëoqftëse nuk ka rrjedhje uretrale.
Të uroj shërim të shpejtë.


E nderuar, Jam diagnostifikuar me enterokokun, pas marrjes se strishove C dhe V. Duke lexuar per te, gjeta informata kontradiktore. Diku thoshte se ky bakter ka filluar te behet shume rezistent ne shume antibiotike, dhe pritet qe se shpejti antibiotiket te mos ndihmojne gje. Diku tjeter nuk e benin problem. Po trajtohem vetem une me antibiotike po burri a ka nevoje te trajtohet, dhe nese une sherohem a mund te ma bart ai? A ka ndonje alternative tjeter ti ikim antibiotikeve, sepse gjate vitit me ka rene te marr 5 here antibiotike, 3 here per infeksione vaginale (Doksiciklin per ureaplasma, klavunat dhe ciprinol per enterokokun, dhe 2 here per grip (amoksicilin), etj. Jam dobesuar ne imunitet shume dhe jam e brengosur. Cfare me preferoni? Ne pritje te ndihmes suaj, Djellza,