Levizja e crregulluar e sheqerit
Edisa Elshani
(11 vite më parë)
Përshëndetje Edisa
Prania e fibromiomës “mishit të huaj”, nuk është faktor për çrregullimet e nivelit të glicemisë (sheqerit) në gjak. Nëse mjekët kanë rekomanduar që mamaja tënde të heqë mishin e huaj me operacion, duhet që më parë të stabilizoj nivelet e sheqerit nga mjekët endokrinolog, sepse operacioni është i domosdoshëm por mund të ketë probleme serioze me plagën opreatore. Edhe me heqjen e mishit të huaj, niveli i sheqerit tek nëna tënde nuk do stabilizohet. Ashtu si thashë më lart, ai stabilizohet vetëm me trajtim nga mjeku endokrinolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh! Kam nje pytje per mamin Tim . Ju kalajmru shoqeri po ka shum levizje te qrregulluar ne nivelin e shiqerit te lart te ult. Mjekt nuk Edin pse po ndodh kshtu nuk munen meja pru gjendjen normale. Tash i kan ba ni ultraza ne bark edhe i ka dal qe ka mish te eger si e quan populli ose mish i gjall sa munet me ndiku kjo ne nivelin e shiqerit qe po lun her nalt her posht pershembull. Edhe nese bahet operacion per me hjek me miter qata mishin e eger sa esht rreziku qe mos mu kap varra qe ka diabet . Qka munesh mem kshillu doktoresh . Faliminderit ju pershendes