Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si trajtohet sindromi i tunelit karpal në shtatzani?

Përshëndetje doktoreshë, shpresoj të jeni mirë dhe punët po ju ecin mbarë. Jam një shtatzënë në muajin e fundit të shtatzanisë dhe jam prekur nga Sindromi i Tunelit Karpal i theksuar në dorën e djathtë me mpirje e dhimbje shumë të forta gjatë natës aq sa për të më lënë pa gjumë. Desha të ju pyes se a ka ndonjë krem apo medikament të lejuar në shtatzani për t'i trajtuar këto dhimbje sepse janë bërë me të vërtetë të padurueshme?! Faleminderit në përgjigje.

Rrezarta Murati (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rrezarta

Më bëtë të besoj se ke njohuri mbi sindromën e tunelit Karpal, ndaj po mundohet të jap vetëm disa këshilla për të të lehtësuar gjendjen që ankon.

- Gjatë ditës, bëji kyçit të dorës sa herë të mundesh masazh, ngrehi krahët lart disa herë sikur po kap diçka si dhe shkundi duar poshtë për të tentuar në largimin e ujrave të tepërt nga duart. Mos harro të largosh nga duar dhe gishtat unazat dhe byrzylykët sidomos kur ato shtrëngojnë fort.

- Veç të tjerash, ushqehu me oriz, patate, kastraveca, mollë etj, pra me ushqime që thithin lëngjet e tepërta nga organizmi.

- Shkakimin e ujrave me sa më shumë urinin, duhet t’a kesh përparësi. Shpesh në ndihmë vijnë edhe medikamentet mjeksore, por që duhet të merren nën drejtimin e mjekut.

- Gjatë qëndrimit shtrirë për pushim apo për gjumë, merr pozicion anësor duke e vendosur dorën e djathtë në një poziicon sa më qetësues.

- Nëse këshillat e mësipërme nuk të lehtësojnë gjendje, trajtimi mjeksor direkt në durë me injektim është zgjidhje.

Pas lindjes, shqetësimet që ankon në shumicën e rasteve nuk shfaqen më. Nëse dhimbja nuk largohet pas lindjes, një ndërhyrje operatore është zgjidhja përfundimtare.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti