Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtatzeni pa sukses

Pershendetje doktoreshe! Kam kryer maredhenie te pambrojtura dy here ne ditet e evolimit por pa sukses.Nuk kam perdorur asnje medikament paraprakisht(si psh acid folik).Te lutem ndonje keshille per te mbetur shtazane,theksoj se kam kryer maredhenie te mbrojtura per afro 6vjet duke perdorur kondom,shpresoj mos te kete shkaktuar efekte anesore.Ju faleminderit shume!

Anna A (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Përdorimi i kondomit disa vite me rradhë nuk ka efekt anësor që të ndikojnë negativisht në mbetjen shtatzënë.

Nëse është muaji i parë që tenton për shtatzëni, nuk duhet të shqetësohesh. Por të këshilloj që të bësh fillisht një këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë se do të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh që vlersoojnë shëndetin tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto me numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti