Java e 17 e shtatzenise dhe levizjet e bebit
Lulja .
(11 vite më parë)
Përshëndetje Filloreta
Lëvizjet fetale tek gratë në shtatzëninë e parë, zakonisht ndihen pas javës së 22-të. Prandaj të këshilloj që me durim prit ditët e kontrollit që të ka lënë mjeku, për të rivlerësuar ecurinë normale të bebit. Po me durim, prit edhe ditën kur do ndjesh lëvizjet e para të fëmijës tënd.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Jam ne javen e 17-te te shtatzanise, por ende si kam degjuar levizjet e bebit, ose te pakten une nuk kam ditur si t'i dalloj sepse eshte shtatzania e pare, te lutem doja ta dija deri ne cilen jave eshte normale mos t'i ndjesh levizjet, une isha ne kontrolle me 28 tetor dhe mjeku me tha qe eshte cdo gje ne rregull, por tash kam filluar te behem merak dhe kontrollen e ardhshme e kam tek me 28 nentor. Te falemnderit paraprakisht