Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje dr, kam lindur qe 6 jave dhe tani ka perfunduar gjakderdhja mirepo dy dit kam pasur dhimbje ne anen e djatht, pse mund te jete se une kam pasur shume kujdes nga te ftohtit, si dhe pyetja e dyt eshte se a mundem te mbetem shtatzene pasi kam beben ne gji, dhe nese perdori kontraceptiv a ndikojne ne qumshtin e gjirit. Kur te filloj me kontraceptiv te pres ciklin apo si. Ju faleminderit.

Une Era (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Dhimbjet në fund të barkut në këtë periudhë, nuk konsiderohen normale. Një vizitë gjinekologjike për të përjashtuar praninë e ndonjë infeksioni të mundshëm është i nevojshëm. Nëse nuk do rezultoj prani e ndonjë infeksioni gjinekologjik, atëherë duhet të bësh analiza dhe ekzaminime të tjera si analizë të urinës, ekografi, etj.

Për të parandaluar një shtatzëni të pa dëshiruar, mund të marrësh tablet kotraceptive, pasi mjeku gjinekolog të ketë vlerësuar ekografikisht gjëndjen e vezoreve dhe të kavitetit uterin. Kontraceptivët që rekomandohen në periudhën e laktacionit, nuk kanë efekte anësore në gjidhënie.

Gjithë të mirat.

/komuniteti