Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth peshes se bebit

Doktorresh uroj te jesh mire .. Sot kisha kontroll te gjinekologu im java 35 plus 5 dhe me tha qe gjithcka eshte ne rregull bebi me koke posht , e pyeta per peshen me tha qe 2 kg e 250 , as nuk ka shume as nuk ka pak.. Pyetje ime eshte : à eshte ne rregull me kete pesh ne kete jav ? Gjithashtu me tha qe nese vazhdon me kete ritem femija mund te à rrij kur te lind me pesh 3kg 300 apo 400 gram ..dua tet pyes edhe ty à eshte ne rregull .. Ju faleminderit

Nita ^ ^ (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nita

Pesha e bebit është paksa e vogël por ka mundësi që edhe të shtohet deri aty sa të ka thënë mjeku. Me këtë dua të them se nuk është për t’u shqetësuar, se në fund të fundit çdo njeri është individ me karakteristikat e tij individuale si në formë ashtu dhe në peshë apo madhësi trupore. E rëndësishme është që shtatzënia të ketë ecuri normale dhe pa probleme shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti