javë pas jave
Përshëndetje Genta
Pas javës së 37-të të shtatzënisë, rekomandohet masazhi i gjirit dhe i thithkës së gjirit.
Kapet njëri gji me të dyja duart. Gishtat e mëdhenj vendosen në pjesën e sipërme të gjirit dhe pëllëmbët mbajnë pjesën e poshme të tij. Të dy duart, rrëshqiten në drejtim të thithit me kujdes, pa sforco dhe pa e bërë të dhimbshme rrëshqitjen. Ky ushtrim duhet të përsëritet çdo ditë për rreth 18-20 herë për sejcilin gji.
Me gishtin e madh, së bashku me dy gishtat e tjerë pasardhës, kapet thithi i gjirit. Rrotullohet një herë në një krah dhe një herë në krahun tjetër me kujdes, pa sforco dhe pa e bërë të dhimbshme rrotullimin. Ky ushtrim përsëritet për të dy gjinjtë për rreth një minutë çdo ditë.
E theksoj dhe një herë, që dy rekomandimet e mësipërme duhet ti bëjnë gratë shtatzëna vetëm pas javës së 37-të të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Përshendetje doktoreshë, desha te pyes rreth gjinjeve ne periudhen e shtatzenise jam ne javen e 29-te, dua te di a duhet perdorur dicka per thina ne mënyre qe te jene gati per foshnjen kur te lind? Pres pergjigjen tuaj faleminderit.