Pas dy aborteve serish shtatzene
Dori Dora
(11 vite më parë)
Përshëndetje Dorina
Më vjen keq për shtatzënitë që ke humbur. Shkaqet e aborteve janë të ndryshme. Mqënëse ke fatorin Rh negativ duhet medoemos të bësh një analizë gjaku që quhet titri i imunizimit, për të orientuar mjekun mbi taktikën që duhet për të ndjekur shtatzëninë. Mjaft e rëndësishme është edhe matja e kardiolipinave, për të vlerësua nëse duhet aplikuar injeksioni që ka rekomanduar mjekja.
Sekrecionet hemoragjike nuk konsiderohen normale në shtatzëni. Në gjëndjen që je nuk janë të rekomanduara raportet seksuale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje.Pas dy aboreve, njeri spontan dhe tjetri i stimuluar, jam serish shtatzan. Abortet, sipas gjinekologeve kane ndodhur per shkak se embrionet skane qene te zhvilluar. I pari ishte 12 javesh dhe kishte mbetur ne javen e 6 ndersa i dyti ishte 7 javesh dhe kishte mbetur qe ne fillim te krijimit te shtatzanise. Ne e dyja shtatzanite kam pasur gjakderdhje ne ngjyre kafe. Pas shtatzanise se dyte gjinekologia zbuloi se isha gjak 0 negative dhe burri pozitiv. ndaj me ha se duhet te beja nje gjilpere e cila mund te parandalonte nje abort tj ose nje embrion me probleme. tashme qe jam shtatzan serish, kam pasur dy dite, dy here njolla ne kafe shume te lehte ose ne te verdhe. kam lene takim tek gjinekolgu, por jam shume ne ankth. a duhet te shqetesohem per kete, apo mund te jete thjeshte shenje shtatzanie? A lejohe te kryej mardhenie me burrin nese me vazhdojne gjakderdhjet? Faleminderit.