Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fryerje kembesh - java e 37+4

Pershendetje! Doja tju pyesja para dy ditesh shikoj kembet qe me ishin fryre pak dhe e shtyp me gisht tek kocka dhe me beht nje grope goxha konsiderueshme. Nisem direkt ne urgjence dh bej analizen e urines dhe Albumina me del negative vetem disa kripra dhe mikro kristale. Doja te dija se cfare duhet te bej se kembet vazhdojne ne te njejten gjendje. Mos ndoshta kjo ka te bej me faktin qe une konsumoj me shume se 2.5 litra uje. Duhet te vazhdoje me kete sasi uji apo jo? Ju falenderoj per pergjigjen. Pune te mbare

Ona Dona (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ona,

Kur edemat (në këmbë apo/dhe duar) nuk shoqërohen me tension dhe albumin, probleme në ecurinë/shëndetin e bebit nuk ka.

Një rekomandim është të mbash këpucë dhe veshje sa më të gjëra. Konsumo çaj jeshil se shërben si shkarkues. Ushqehu me zarzavate si patatja, preshi, kastraveci etj, si dhe fruta si molla, dardha etj, sepse ndihmojnë në daljen nga organizmi të ujrave të tepërt. Edhe konsumi i vetëm një vakti në ditë me oriz në formë pilafi shërben si shkarkues i ujrave.

Qëndrimi shtrirë anas majtas është shumë efikas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti