Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund ta ve spiralen?

Pershendetje e nderuar po ju shkruaj prap per shqetesimin e njejt,ciklin ne muajin e kaluar e kam pas me daten 14 ne diten e 4 te ciklit kam fillu per her te par me perdor pilula kontraceptive dhe i ka perdor deri me daten 5 te keti muaji,u detyrova mi nderpre per shkak se kisha dhimbje te medha te kokes,mir cikli me erdhi meniher te nesermen me daten 6,d.m.th 8dit para kohe deshta te di mendimin tuaj esht ndonje problem,tani dua ta vendos spiralen ne cilen periudh esht me e pershtatshme,me fal qe e zgjata mirpo kam besim te plot tek ju e nderuar

Agnesa Mula (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Agnesa

Kur fillohet të përdoret kontraceptiv, duhet të përfundojnë të gjitha kokrrat pavarësisht nga efektet anësore. Nëse ndërpriten në mes, fillon hemorragji ashtu si dhe të ka ndodhur. Në kushtet si ka ndodhur duhet të presësh derisa hemorragjia të ndërpritet. Nëse hemorragjia nuk ndërpritet brënda 7-të ditëve, kontakto mjekun që të ka rekomanduar kontraceptivin për të marrë trajtim për të ndaluar hemorragjinë.

Spiralja vendoset në ditën e katërt të gjakrrjedhjes menstruale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti