Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Barku i madh mbas lindjes

Pershendetje doktoresh, kam gati nje jave qe kam bere nje lindje me operacion cezarian. ajo qe me shqeteson eshte barku teper i madh dukem si 5 muajshe mos ka te beje kjo se kisha binjake. ndihehem vertet shume keq me kete pamje kam merak se po mo ha nuk i ushqej me gji bebet. cfare duhet te bej a eshte normale ju lutem me jepni disa keshilla. ju flm

Ina Xy (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Edhe është normale gjendja e fryrë e barkut pas lindjes e në veçanti pas lindjes së dy fëmijëve binjakë. Nuk të rekomandoj që të mbash dietë të fortë, por ushqehu normalisht aq sa mos të ndihesh e uritur. Me kalimin e kohës shpresoj se barku do marrë madhësinë që kishte përpara shtatzënisë me kushtin që të mos abuzosh me ushqimin dhe të bësh gjimnastikë të lehtë për barkun/belin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti