Candida
Megi H
(11 vite më parë)
Përshëndetje Magi
Trajtimin më efikas për infeksionin që të është diagnostikuar dhe mykun që është i pranishëm, mjeku që të ka rekomanduar të bësh këto analiza e vlerëson nëpërmjet antibiogramës dhe mykogramës. Trajtimi bëhet për 7-10 ditë me antibiotik dhe antimykotik njëkohësisht. Tre javë pas përfundimit të trajtimit, të rekomandoj të përsëritësh urokulturën dhe kulturës e sekrecioneve vaginale për të vlerësuar efikasitetin e trajtimit. Nëse të gjitha parametrat do të rezultojnë normale, atëherë mund të tentosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pas marrjes se rezultateve te urinokultura ne terenet ushqyese 24/48 ore jan izoluar rreth 50.000 CfU/ml streptokokus auresus.dhe analizat stisho cervikale dhe vaginale ne terene ushqyes 24/48 jane izoluar streptokus auresus dhe candida spp ne numer te madh.desha te di per sa koh behet sherimi i tyre dhe qka osht e nevojshme te perdoret per keto infeksione a duhet pas terapis te perseritet analiza patjetter dhe nese deshiroj me pregadit organizmin per shtatzani a guxoj apo ma mir me prit edhe deri te behet sherimi tersisht