Kapsllëku në shtatzëni
Lorena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lorena
Rritja e nivelit të progesteronit, që është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve duke favorizuar kapsllëkun. Me avancimin e shtatzënisë, mitra rritet duke shtypur zorrët dhe shtuar më shumë kapsllëkun. Kapsllëku mund të rritet edhe marrja e hekurit, për trajtimin e anemisë.
Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto. Ecja është një rekomandim tjetër i rëndësishëm, pasi ve në lëvizje muskulaturën e barkut.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. Moza jam shtatzene ne javen e 17, po kam probleme me kapsllekun, dhe po vjelli shume a eshte dicka rrezik per beben, te lutem a ka dicka qe mundet me me ndihmu ne kapsllekun? Pres nje pergjigje te pershendes.