Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan

Pershendetje doktoresh, une muajin e kaluar me rekomandimin e dr tim mora Utrogestan 10 dit nga dy per te me ardh cikli, mirepo pas pese dite perdorimi pata sekrecione ngjyre kafe per dy dite rresht ndersa pasi i kryejta tabletat nuk me erdhi cikli hiq, dmth kan kaluar 3 jave dhe ende asgje, bera nje test por nuk kisha asgje...Theksoj se me heret kam marr tableta tjera mirepo utrogestan asnjeher per rregullim cikli, pasi kam cikel te crregullt dhe qe tri vite nuk po mundem te mbetem shtatezene...Faleminderit shume e nderuar!

Zana S (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Suzana

Përpara se të marrësh trajtime, duhet të bësh një seri analizash dhe ekzaminimesh që vlerësojnë shëndetin tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit. Këtu përfshihen edhe disa analiza për të vlerësuar nivelin e hormoneve që mund të jenë shkak për çregullimin menstrual.

Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto në numrin 0692033965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti