Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta previa

Pershendetje doktoresh . Kam nje pyetje per juve .un jam ne javen 9+3 dhe para 3 diteve kisha ngerce dhe shkova ne kontroll tek mjeku dhe me tha qe e kam placenten posht dhe prandaj shkakton dhimbje.desha tju pyes se a ka rezik per abort nga ky rast dhe si duhet te veproj qe gjithcka te jet ne rregull.faleminderit shum per ndihmen zoti ju shperbleft

Besa Besa (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besmire

Ajo që shpjegon dhe ashtu si e shpjegon, nuk paraqet problem. Dhimbja në fund të barkut mund të tregojnë për prani të rrezikut për abort. Mirë do jetë të trajtohesh me progesteron dhe spazmolitik. Këtë trajtim duhet ta përshkruaj mjeku në recetë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti