Me ndihmo me llogaritjen te lutem
Ola Ola
(11 vite më parë)
Përshëndetje Ola
Sipas asaj që shkruan, shtatzënia është në javën e 4-të plus 3 ditë. Çdo gjë është normale, sepse shtatzënia kafilluar në ditët e evulacionit të cilat korespondojnë rreth datave 22-24 tetor. Kjo mënyrë llogaritje bëhet kështu, sepse është siguria e mjekve për të llogaritur dhe të gjithë kohën e trajtimeve, vizitave, ekzaminimeve etj, dhe data e përafërt e lindjes bëhën duke u nisur nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr.Moza jam nje zonje jetoj ne suedi,periodat e fundit i kisha me date 10.10.2015... Ne ate kohe isha me pushime ne shqiperi. Me dt 20 tetor u ktheva ne suedi dhe maredheniet me tim shoq i kam pas te pa mbrojtura pasi deshirojme nje femije... Sot nga ajo date kane kaluar 3 jave dhe kam simptoma si te ndjesi te vjelle,aromat nuk i duroj,lodhje trupi ... Dhe sipas llogarive te periodave te fundit un dal 4 javshe dhe kjo eshte e pamundur... Me ndihmon dot me llogaritjen te lutem..? Faleminderit shume