Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfarë mund të përdoret për uljen e temperaturës në shtatzëni?

Pershendetje! Jam ne muajin e 8 te shtatzenise dhe po e ndiej qe gripi po me vjen rrotull. Deri tani nuk kam patur temperature te larte, 37 e gjysem, dhe kam pire vetem caj dhe paracetamol. Nuk e di n.q.se temperatura do te me ngrihet, cfare me rekomandoni qe te pi? Faleminderit per pergjigjet qe na jepni, Artemida.

Artemida (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Artemida

Disa nga këshillat kur shtatzëna është e ftohur apo ka grip, janë: pushimi i gjatë, konsum sa më i shumë i lëngjeve të freskëta, kundër hundëve të zëna mund të përdoren sprajte nasale apo inhalator por gjithnjë me rekomandimin e mjekut, ushqimi të jetë i balancuar me zarzavate dhe perime. Uji i vakët me limon dhe një lugë mjaltë, zbut fytin.

Nëqoftëse simptomat zgjasin më shumë se një javë, konsultohu me mjekun. Kur simptomat bëhen të rënda, ndoshta duhen përdorur edhe medikamente mjeksore dhe këtë do t’jua përshkruaj mjeku në recetë.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti