Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konfuze rreth javeve te shtatzenise!

Prsh e nderuara doktoresh un periodat e fundit i kisha me daten 8 korrik por maredhenje pata prej dates 25 korriik sepse ishal ne pushim si njehet tashh javet e ahtatzanis sepse mjeket her me thojn me pak her me shum javee sipas jush sa javeshe jam e nderuar gjitha tmirat e fllm per kohen qe ndan per ne.

Valentina Salihu (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Sipas asaj që shkruan shtatzënia është në fund të javës së 18-të, sepse llogaria per moshen e shtatzenise fillon nga dita e pare e gjakrrjedhjes se ciklit te fundit menstrual. Kjo mënyrë llogaritje bëhet kështu, sepse është siguria e mjekeve për të llogaritur të kohën e trajtimeve, vizitave, ekzaminimeve etj qe shtatzenia ka nevoje deri ne lindje.

Edhe data e përafërt e lindjes bëhet duke u nisur nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual.

Te uroj shtatzeni te mbare.

Valentina Salihu (11 vite më parë)
Faliminderit shumm e nderuar gjitha tmirat

/komuniteti