Rreth ciklit
Elvane
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elvane
Ciklin menstrual e ke shumë të çrregullt, prandaj duhet të drejtohesh tek mjeku gjinekolog. Ai do të bëjë ekzaminime hormonale dhe ekografike, për të gjetur dhe trajtuar shkakun e këtij çrregullimi menstrual. Shumë ke neglizhuar, mos vazhdo më tej.
Për ankesat qe ke para menstruacioneve, lexo artikullin e linkut të poshtëshënuar. Aty do gjesh edhe orientime mbi trajtimet e mundshme.
http://www.bebaime.com/perinatologjia/sindroma-paramenstruale
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, une kam menstruacionet jo te rregullta cdo 6te 6 jave me vijne ose te 7 po kohen e fundit po kam shume dhimbje te mjedisit, te shpines spo di si te them me mire per ta kuptuar permjeti me dhemb afer 7 dite ose 10 dite perpara sa qe mpihem krejt nuk mundem te leviz po ashtu edhe barku shume ju kisha lutur per nje keshille qe te me jepni dhe a eshte normale qe te me vijne keshtu menstruacionet, si tja bej qe ti rregulloj? Faleminderit shume pres pergjegje sa me te shpejte.