Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas lindjes

Pershendetje Dr. Keta. Si fillim ju uroj nje vit sa me te mbare. Desha te dija se une kam lindur tash 2 muaj e gjysem, dhe me raste kam dhimbje sikur me pihet shume pjesa rreth organit gjenital. Kam lind ne menyre natyrale por jam e qepur pak. Marredheniet i kam filluar gati pas 2 muajsh. Kam dhe dhembje shpine. Ju lutem me shpjegoni pse kam keto dhimbje? Ju faleminderit.

Mira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mira

Dëmtimi i mukozës vaginale dhe/apo lëkurës perineale nga prerja që të është bërë, mund të jenë shkaku i asaj që ankon. Kur sutura/qepja është kryer mirë, shërimi nuk do të zgjasë shumë. Nëqoftëse dhimbjet do ti ndjesh edhe gjatë raporteve seksuale apo pas tyre, tregon se diçka nuk ka shkuar dhe nuk po shkon mirë. Përdorimi i xhelrave neutral, janë një ndihmesë e dominimit të dhimbjeve deri në stabilizimin normal të situatës. Në të kundër, një konsultë me mjekun që ka kryer qepjen, është e domosdoshme.

Edhe dhimbja e shpinës, ka shkaqe të ndryshme. Por meqënëse ke dy-tre muaj që ke lindur, si shkak po vendos punët e rënda apo ngritjen e peshave të rënda apo edhe mbajtjen pa kriter të fëmijës në krah.

Si këshillë; mundohu të bësh disa ushtrime të lehta për muskuj e shpinës kur fëmija fle. Nëqoftëse dhimbjet janë të pa durueshme, mirë do të jetë të kontaktosh mjekun e familjes.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti