Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Doktoreshe, ciklin e kam te crregullte, me vie cikli cdo 34, 38 ose 40 dite. Ndonjehere edhe ne diten e 45 . Kam bere analizat ne diten e 3 te menstracioneve dhe me ka dal progesteroni 0.33 ndersa lh 15.7. Kam perdor diane 35 per dy muaj dhe pastaj keto dyja mu rregulluan. Vetem nje muaj pasi i perfundova hapat me erdhi cikli me kohe dhe pastaj perseri njejte. Cfare me rekomandoni te beje. A mund te paraqet ndonje rrezik mosardhja me kohe e ciklit menstrual. Falemnderit shume per pergjigjen.

Ema Anonim (11 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ema

Estro-progestativi, kur merret për rregullimin e ciklit menstrual duhet të merret për 6-të muaj rrjesht. Vetëm pas kësaj kësaj periudhe mund të vlerësohet rezultati i trajtimit. Prandaj të rekomandoj t’a vazhdosh trajtimit dhe jo t’a ndërpresësh pas një, dy apo tre muaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti