Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Pershenderje dr Moza, une kam abortuar para 2 diteve kam qene 7 jave mjeku nuk me dha as nje shpjegim pse kam abortu une kam qene shtatzene jashte mitres po deshi zoti kete here ne miter shkoj beba tash ai me tha qe mos mu mbrojte fare edhe pas nje muaji me perdore Klomifen cfare me rekomandon ti? Te pershendes.

Jetaaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Shkaqet e aborteve janë të ndryshme si; difekte gjenetike, anomalitë uterinë, endokrine, infeksionet e ndryshme, patologjitë sistemike të gruas, faktorët imunologjikë dhe ka edhe shkaqe të panjohura. Mjeku gjinekolog që të ndjek, nëpërmjet ekzaminimeve të ndryshme duhet të gjej një nga këto shkaqe që të dijë arsyen e abortimit.

Për këshillën e dhënë mbi shtatzëninë e ardhshme, mendoj se duhet të ruhesh nga një shtatzëni e shpejtë. Rekomandohet që pas abortit, gratë duhet të ruhen nga shtatzënia e rradhës mbi 6-të muaj, periudhë në të cilën rigjenerohen organet gjenitale dhe mjeku duhet të gjejë dhe trajtoj shkaqet e mundshme.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti