Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime

Pershendetje doktoreshe. jam 26 vjeqare. Ju kam shkruar shume here per problemet e mia per 2 abortet spontane. Deshta te ju pyes se po kam shume gjakderdhje tash me behet nje vit qe e kam abortu femiun e dyte, isha te mjeku ne kontrolle po ajo me tha se eshte normale per kete deshta te ju pyes juve se sa eshte normale me pas gjakderdhje te madhe sa qe spo mundem ne kembe te qendroj. Menstruacionet i kam me rregull po shume po gjakderdhi (copa). Une jetoj ne Gjermani nganjehere me duket se mjeket ketu nuk po din asgje. I kam bere te gjitha analizat po te gjitha mire me kane dale. Me padurim e pres pergjigjen nga ju. Ju pershendes.

Valerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valerina

Nuk është normale që të kesh gjakrrjedhje, aq sa të kalohet në anemizim. Duhet të bësh një vlerësim të kavitetit uterin dhe të vezoreve tek mjeku gjinekolog, për të përjashtuar mundësinë e ekzistencës së ndonjë fibromiome që deformon kavitetin uterin apo ndonjë kisti, të cilat janë nga shkaqet kryesore të menometrorragjisë.

Ai do të rekomandoj të realizosh disa analizë hormonale, për të vlerësuar nivelin në gjak të estrogenëve dhe progesteronit. Vetëm pasi të kesh realizuar këto ekzaminime, mjeku do të japë trajtim medikamentoz për të evituar humbjet e mëdha të gjakut.

Mirë do jetë të bësh edhe një analizë të gjakut komplet, pasi mund të jesh anemizuar dhe paraqitet nevoja urgjente për trajtim me antianemikë.

Mos neglizho. Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti