Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma në shtatzëni

Pershendetje MD Mimoza Keta. Jam nene e nje vajze 5 vjecare tani pres femijen e dyte jam ne javen e 15-te shtatzenise. Ne fund te javes se 12-te shtatzenise kisha hemorragji dhe kam shkuar urgjent ne spital ku mjeku qe me ndjek me beri nje eko dhe me tha qe kam nje hematome pak te madhe, dhe me mbajti ne spital nen kontrolle per 3 dite dhe me serume pastaj me dha mjekim me hapa. Une nuk kisha dhimbje por vetem hemorragji. Mbas 3 diteve dola nga spitali dhe isha rregjim shtrati edhe 5 dite te tjera ne shpi. Tani leviz normalisht por kam cdo dite nga pak gjakderdhje shume shume pak a duhet te behem merak apo te kontaktoj mjekun qe me ndjek, apo eshte normale? Ju pershendes.

Erleta Dini (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erleta

Hemorragjia tregon se gjaku i grumbulluar ka gjetur rrugëdalje. Prandaj mund të konsiderohen normale këto sekrecione hemorragjike nëse vijnë duke u zvogluar dhe ndryshuar ngjyrë. Drejtohu tek mjeku, për të bërë një rikontroll ekografik dhe rivlerësuar përmasat e hematomës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti