Rreth ciklit
valentina ramusa
(11 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Një dhimbje e lehtë gjatë ciklit menstrual është normale, por kështu si ti ankon ka një problem i cili duhet të diagnostikohet. Të rekomandoj të bësh vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës dhe mundësinë e pranisë së ndonjë infeksioni me anë të analiza përkatëse.
Meqë tenton për shtatzëni duhet të bësh edhe një këshillim parakoncepsional për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues si dhe të bashkëshortit.
Nëse e shikon të arsyeshme më kontakto ne Tiranë, në klinikën ku punoj, për të tentuar zgjidhjen e ankësës tënde. Paraprakisht me telfono me numrin 0692033965.
Gjithë të mirat.
pershendetje doktoreshe dua tju pyes,perse kam kaq shume dhimbje gjate ciklit se ke iden sa me mundon dhimbja,kam ngerqe ne bark dhe me pihen kembetdhe me vjen te qaj ter kohen,poashtu kam baz nervore shum te lutem me spjego diqka rreth kesaj un tentoj per shtatzeni