Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magneziumi në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 34 te shtatzenise, gjate kur flej me mpihet shume dora e djathte te brryli dhe gishtat poshte edhe krejt ajo dore gati e ma para kur i kam pas dikun 20 jave kisha mpirje barku ashtu me tha mjekja sa here te kesh keshtu mprije ngerce te perdoresh magnezium qe tretet ne uje, tash kam marre ashtu magnezium a ben ne kete moshe te shtatzenise te pi cdo dite nga nje?

Ajshee (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajshe

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen nga shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Mpirja ndodh edhe pas lindjes, për shkak të mbajtjes së fëmijës në krah për kohë të gjatë.

Ndjenja e mpirjes së gishtave, quhet sindromi tunnel carpal dhe zakonisht shfaqet vetëm në një dorë. Ndjenja e djegies dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e nervit nga fryrja e indeve në kycin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duar mund të bësh disa ushtrime të lehta për shmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti