Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimi CVS

Pershendetje doktoreshe. Se pari ju uroj nje vit te mbare dhe plot begati. Une jam ne javen e 9 te shtatzenise. Ju lutem a mund te me informoni se cfare ekzaminimi CVS, qe kontrollon anen genetike te bebit. Si behet ai? Faleminderit Jona.

Joona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

CVS është marrja e materialit nga vilet e corionit. Testi realizohet në javën e 10-të të shtatzënisë, por teknikisht mund të realizohet edhe në javët më të herëshme. Vilet koriale janë me origjinë feto-placentare, dhe mostra e marrë përdoret për analiza citogjenetike, biokimike, enzimatike dhe AND-je. Ky test jep ndihmë për diagnozë prenatale dhe mban rrezik të vogël për abort.

Zbulimi prenatal i keqformimeve kongjenitale, është pjesë e rëndësishme e kujdesit prenatal.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti