Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth dhimbjeve të gjirit

Pershendetje doktoreshe, me se pari te pershendes nga zemra qe mi kthen cdohere pergjigjet. Jam nje nene 21 vjeqare e kam vajzen 15 muajshe dhe e kam ende ne gji. Dua tia largoj por me dhimbset sepse eshte shume e lidhur per gjiri, mirepo shpeshhere me dhemb gjoksi i majte, si therrje, tash para ca dite me ka dhimt dhe thithka e gjirit kur i kam dhene vajzes me pi, jam shume e shqetesuar, te pershendes shume.

Diana Z (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Mirë do të jetë që fëmijën ta largosh nga ushqimi me qumësht gjiri dhe të fillosh ta ushqesh me ushqime të tjera natyrore. Ndalimi i ushqimit me gji shmang stimulimin e thithkave, por edhe ndalimi i shtrydhjes ose pompimit si dhe veshja e sytjenave speciale ndihmojnë në largimin e qumështit të gjirit. Kjo situatë do të përmirësoj edhe gjendjen e gjinjëve dhe thithkave që ankon.

Nuk është agument justifikues shprehja “se të vjen keq”. Vajza e ka kaluar fazën e rritjes me qumësht gjiri e tashmë ajo ka nevojë të ushqehet me ushqimet e tjera natyrore. Mos ki frikë as për vetën e as për vajzën. Të dy do të jeni shumë mirë edhe pas shkëputjes së vajzës nga qumështi i gjirit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti