Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth Sindromës Dawn

Pershendetje Dr. Mimoza. Une jam ne javen 12-13 te shtatzenise, kam bere analizat paraprake duke pershfire edhe analizen TORCH dhe me kane dale rezultate shume te mira. I gjithe meraku im eshte te analiza e sindromit Down duke ditur se behet mes javes se 12 dhe 15. Nga echoja e djeshme doktori me tha nje parameter NT 1.9 mm. Me tha se ishte normale por mua do me pelqente te dija dhe mendimin tuaj. Me shume respekt Alba.

Alba Puka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alba

Matja e translucencës nukale, bëhet midis javës së 11-14 të shtatzënisë. Kjo matje e kombinuar me moshën amtare paraqet një metodë depistimi të efekshme për trizominë 21.

Vlera e trashësisë së NT, në persentilen e 50-të për CRL 85 mm, është 1.9 mm. Bazuar në këtë të dhënë, mendoj se deri tani nuk ka problem për trizominë 21, por duhet të bësh edhe dy analiza që janë; duble test dhe triple test.

Të uroj fat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti