Java e 15
Gena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Gena
Në qoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual është 22.09.2011, shtatzënia ndodhet në javën e 14-të plus 4 ditë.
Zakonisht (në përgjithësi), lëvizjet e bebit në shtatzëninë e parë ndihen pas javës së 22-24, ndërsa në shtatzënitë e tjera pas javës së 18-20. Mundet që ti kesh ndjerë lëvizjet fetale, të cilat me rritjen e shtatzënisë do të bëhen më të shpeshta dhe më të forta, duke arritur në javën e 28-30 të saj, deri në 90 lëvizje në një kohë prej 12-të orësh.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje dr. Mimoza fillimisht ju uroj vitin e ri, shendet dhe shume suksese ne jeten tuaj... pyetja ime eshte jam ne javen e 15 te shtatzenise, data e fundit e mujoreve ka qene 22.09.2011. Une kam ndi levizjet e bebes para dy dite, a eshte normale kjo apo eshte heret per kete qe mendoj une levizjet e bebes ishin si vibrator ne barkun tim diten e pare ishin shume pak, diten e dyte (dje) ishin me te theksuara i ndjeva me shume dhe zgjaten me shume, desha te di ne kete fillim sa here me leviz beba ne dite se jane te rralla levizjet, dhe ne cilin muaj jam sakte jo me jave? Pershendetje Lina.