Rënia e flokëve
Sabiela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Sabiela
Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve.
Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë.
Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i flokëve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, ato bien.
Përdor shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh derisa gjendja hormonale të stabilizohet.
Gjithë të mirat.
Kam 1 femije 4 muajsh dhe me ka filluar para 1 muaji renie e theksuar e flokeve. A eshte kjo gje normale? Bebin e ushqej vetem me gji. Me se mund ta trajtoj? Me respekte, Sabiela.