Rreth kontraktimeve
Ilva
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ilva
Tre janë shenjat që lindja po afron; rënia e tapës mykoide (masë xhelatinoze që del nga organet gjenitale), fillimi i kontraksioneve uterine (të cilat fillojnë me interval kohor të zgjatur dhe zgjatin disa sekonda, më pas intervali kohor zvoglohet dhe kohëzgjatje rritet deri në 45 sekonda), plasja e ujrave (që është rrjedhje likidi pa ngjyrë dhe erë).
Dy nga shenjat që referon, tregon se lindje po afron. Prandaj paraqitu me maternitet, ku mjeku obstetër-gjinekolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme për ecurinë e lindjes.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 39 te shtatzenise dhe kam 4 dite qe ndjej kontraktime ne fund te barkut dhe ndjej veshtiresi te qendroj e shtrire sa vjen e behet me e veshtire, po flej keq dhe pak. Gjate ketyre diteve me kam patur humbje nga vagina te nje mase xhelatinoze ne ngjyre qe bardhe kryesisht dhe me njolla roze e lehte. Gjithashtu barku ndjej se eshte zbutur ne disa vende dhe shume i forte ne disa pjese si pak mbi kerthize dhe brinjen e djathte. Nuk e di a jane keto shenja se lindja po afron dhe sa afer mund te jete, cfare duhet te kem parasysh gjate ketyre diteve? Faleminderit.