Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestan apo Dabroston?

Pershendetje Doktoreshe. Jam ne javen e 17 plus 1 te shtatzenise. Qe nga fillimi me rekomandim te mjekut kam marre utrogestan 200 mg tri here ne dite ne menyre vaginale. Ka afer 5 dite qe here pas here kam si therrje/dhembje thelle ne vagine dhe ne fund te abdomenit. U konsultova permes tel-it me nje mjek ne Shkup qe kisha bere kontrollen e fundit tek ajo dhe me rekomandoj qe te nderpreja utrogestanin dhe te filloja dabrostanin 2 here ne dite plus magnezium. Jam ne dileme tani do te doja mendimin e juaj cilat tableta ti perdor tani? Poashtu fibrinogeni me doli pak me i rritur se normalja. A mund te me tregoni cili eshte rreziku? Faleminderit paraprakisht!

Shyhrete (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shyhrete

Ndërprite përdorimin e utrogestanit. Për mendimin tim, dhimbjet në moshën e shtatzënisë që je, mund të dominohem me përdorimin e spazmolitikëve si; buscopan, phloroglucinol etj.

Niveli i fibrinogjenit pak më i lartë se norma, mund të ulet nëpërmjet përdorimit të aspirinës me doza 60-150 mg në ditë, që është evidentuar se ul nivelin e tromboksanit. Shumë inkurajuese është edhe përdorimi i shtesave në doza të ndryshme si vitamina C, E, dhe vaji i peshkut të cilëve ju atribuohet një efekt vaskular mbrojtës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti